Pas akuzave të OBRM-PDUKM-së se pushteti punëson persona të afërt me funksionarët qeveritar, ka reaguar edhe deputetja Mira Stojçevska, e cila u shënjestrua nga opozita, pasi djali i saj është punësuar në kompaninë shtetërore ELEM.

Ajo në një deklaratë për A1on, thotë se nuk sheh asgjë kontestuese që djali i saj të punojë në kompaninë shtetërore, duke shtuar se ai ka bërë aplikimin sipas procedurave.

“ELEM shpalli konkurs. Djali im së pari ka aplikuar, e më pas më ka njoftuar mua. Unë nuk kam pasur asnjë ndikim në vendimin e ELEM-it, që të punësohet djali im. Ai më parë ka punuar në një kompani private, por ka punuar edhe në Kadastrën për patundshmëri, që gjithashtu është institucion shtetëror”, tha deputetja Stojçevska.

Ajo mohoi deklaratën e zëdhënësit të OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski, i cili tha se djali i saj është punësuar si kompensim i votës për ndryshimet kushtetuese, duke thënë se nuk ka pasur asnjë ndikim në vendimin e ELEM-it.

“Fëmijët tanë gjithsesi se do të punojnë diku, në bazë të arsimit dhe profesionalizmit të tyre. Sa e di unë, ai tani është i punësuar në sektorin për investime”, tha Sojçevska.