Deputetët e pushtetit dhe të opozitës mbrëmë dolën me akuza të ndërsjella për incidentin në Komisionin kuvendor për çështje evropiane, ndërsa përmes kumtesës qëndrimin e tij e kumtoi edhe kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.

Kabineti i Xhaferit kumtoi se është thirr koordinim urgjent në të cilin janë ftuar të gjithë koordinuesit dhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvend, por, sipas kumtesës së Kabinetit të tij, kanë marrë pjesë vetëm koordinuesi i grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitrevski, nënkryetari i Kuvendot, Goran Misovski dhe deputetja nga Alternativa Safije Sadiki Shaini. Nuk morën pjesë përfaqësuesit e partive opozitare të OBRM-PDUKM-së dhe të Aleancës për Shqiptarët.

“Në koordinim është sjell konkludim se Rregullorja kuvendore i jep të gjitha mundësitë për punën e Kuvendit dhe nuk lejon dhunë në cilën do formë. Në koordinim gjithashtu u konkludua edha ajo se qytetarët vetë do të vlerësojnë nga incizimet të cilat qarkullojnë nëpër rrjetet sociale i cili e shkaktoi incidentin në Komisionin për çështje evropiane. As në vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk lejohet dhuna ndaj kryesuesit me seancën në trupin e punës të Kuvendit”, theksohet në kumtesë.

Deputeti Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM-ja në deklaratë për mediat nga Kuvendi akuzoi se Komisioni për çështje evropiane kryetar i të cilit është Arbër Ademi nga BDI-ja është shndërruar në “komision për Perëndim të Egër” dhe se nuk respektohen as Rregullorja, as deputetët, as opinioni.

Sipas tij, në seancën e Komisionit është bërë një tension i madh kur Arbër Ademi filloi “përveç me sulme verbale të gjuajë edhe me gjëra të forta ndaj deputetëve, të thyejë një pjesë të inventarit kuvendor dhe të përdorë vullgaritete të ndryshme”, ndaj deputetëve.