Dënohen 100 shoferë të dehur në Shkup

Shkup 24.11.2019 / 10:00

Mbrëmë nga ora 22:00 deri në ora 4:00 në Shkup janë gjobitur 100 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Nga MPB njoftojnë se janë gjobitur edhe 51 shoferë për kundërvajtje tjera në komunikacion, njofton Telegrafi Maqedoni.

Aksionin kontrollues e zbatoi Reparti për siguri në komunikacionin rrugor në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga sektorë tjerë të Njësisë mobile për siguri të komunikacionit rrugor pranë MPB.




Comments are closed for this post.

Të fundit