Delta Force dhe Rangers, ishin angazhuar në vrasjen e liderit të ISIS, të dielën, e që shënonte një nga aksionet më të rëndësishme në ndalimin e terrorizmit, dhe humbjes të madhe të Shtetit Islamik.
Delta Force është njësia më e vogël elitare e Ushtrisë, që specializohet në ndërmarrjen e shpëtimeve të pengjeve, kapjet e të burgosurve dhe goditjet e synimeve me vlera të larta. Anëtarët e Delta Force vijnë nga batalionet e Rangers, pasi fitojnë disa vite përvojë.
Kjo forcë, ishte pjesë e shumë misioneve të cilat ishin me rëndësi të madhe. Të tilla ishin Lufta në Afganistan- ku pas një muaj sulmesh të 11 shtatorit, këto forca ndihmuan në mposhtjen e talebanëve në Afganistan.
Beteja e Tora Bora-Angazhimi masiv i përbashkët për të vrarë ose kapur Osama Bin Ladenin. Operacion Agimi i Kuq- gjetja dhe kapja e Sadam Huseinit.
Ranger janë këmbësoria kryesore e ushtrisë. Ata janë të organizuar si një regjiment me tre batalione vartëse; një batalion është gjithmonë në statusin e forcës së Ranger Ready nga muaji në muaj, dhe mund të vendoset kudo në botë brenda 18 orësh. Misioni Ranger kryesisht ndodh gjatë armiqësive fillestare midis SHBA-së dhe një armiku të tyre.
Njësitë e Ranger krijojnë perimetra të sigurisë për Delta. Rangers gjithashtu vlerësohen si pjesë e operacioneve speciale, por ato shkojnë në më të rënda dhe kanë misione më të drejta veprimi.
Misioni parësor i Rangers është të angazhojë armikun në beteja të ngushta luftarake dhe me zjarr të drejtpërdrejtë. Ky mission përfshin operacione veprimi të drejpërdrejtë, bastisje, rikuperimin e personelit dhe pajisjeve speciale, përveq operacioneve konvencionale ose speciale të këmëbsorisë.
Të qenurit pjesë e Ranger, kërkon përfundimin e një prej shkollave më të vështira të formimit ushtarak në botë. Kandidatët stërviten deri në rraskapitje, duke shtyrë kufijtë e mendjes dhe trupave të tyre.
Grupi i parë i vullnetarëve të zgjedhur u aktivizua në Luftën e Dytë Botërore, por Rangers kanë udhëhequr mbi 50 fushata ushtarake përfshirë operacionet në Afganistan dhe Irak.
Comments are closed for this post.