Deri në fund të kësaj jave qytetarët pritet të marrin rimbursimin e TVSH-së në llogaritë e tyre për llogaritë fiskale të skanuara për periudhën prill-qershor.

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) sot njoftoi se ka përgatitur urdhërpagesa për afro 450 mijë qytetarë dhe se sot shumicës së tyre u janë paguar.

“Pagesa do të vazhdojë edhe në ditët në vijim nga kjo javë deri në realizimin e plotë”, thanë nga DAP.

Nga atje apeluan te qytetarët që të fusin në mënyrë korrekte llogarinë e tyre të transaksionit në aplikacion në mënyrë që t’u kthehet TVSH-ja.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska së fundmi bëri të ditur se TVSH-ja ime do të vazhdojë të aplikohet.

Masa e kthimi të 15% nga TVSH-ja e përllogaritur zbatohet që nga 1 korriku i vitit 2019.