Epidemiologu Dragan Danillovski kërkon që mediat të raportojnë drejt për të infektuarit me Covid-19, si dhe për vdekjet. Lidhur me raportin e djeshëm të Institutit të Shëndetit Publik për bilancin e Covid-it në javën e kaluar, mjeku konstaton se katër persona nuk kanë vdekur nga Covid-19, por kanë vdekur me Covid-19.
“Kjo do të thotë se ata kanë vdekur nga ndonjë sëmundje kronike (që është shkaku kryesor i vdekjes), dhe Covid-19 ka qenë vetëm një gjendje (sëmundje) përcjellëse (shoqëruese) që ka përshpejtuar fillimin e vdekjes”, thekson Danillovski, duke shtuar se Covid- 19 nuk duhet të renditet si “shkaku kryesor i vdekjes”, por vetëm si “i lidhur”.
Epidemiologu gjithashtu në statusin e tij në Facebook shton:
“Asnjë nga katër që vdiqën javën e kaluar nuk vdiq nga Covid-19! (Edhe pse ishin të infektuar!) Mediat, portalet, individët e të tjerë, mos e shqetësoni popullin me lajme të rreme! Është e qëllimshme apo nga injoranca? Ndryshoni titujt, “nëse e vërteta ju pëlqen”!”, shkruan Danillovski.
Dje, ISHP njoftoi se në laboratorët ku kryhen testime molekulare dhe antigjenike për praninë e SARS-CoV-2 janë testuar gjithsej 285 materiale, me një rënie prej 36,5% krahasuar me javën e kaluar (n=449).
Janë regjistruar 57 raste të reja pozitive, me një rënie prej 48,6% krahasuar me javën e kaluar (n=111). Përqindja e pozitivitetit varion nga 10.0% në 45.0%, me një mesatare prej 20.9%.
Comments are closed for this post.