Rreth një muaj nga grabitja e Rinasit, deri tani policia ka ndaluar 6 persona, ndërsa thuhet se hetimet janë në vazhdim.Sipas autoriteteve po punohet për arrestimin e krahut të djathtë të Admir Muratajt, Klement Çalën si dhe vëllait të tij.Po ashtu kërkime janë zhvilluar dhe për gjetjen e miliona eurove që u morën nga avioni, mesditën e 9 prillit.

Ndërkohë këtë të diel, Vizion Plus ka publikuar disa pamje ku duket se fugoni me mbishkrimin “Hetimi tatimor ” pasi shpërthen derën e zjarrfikëseve, vazhdon rrugën në pistë i pa shqetësuar nga askush.Për të shmangur kontaktin me pasagjerët dhe patrullat e ICTS-së , fugoni i grabitësve kalon nga pas avionëve të parkuar për të mbërritur tek avioni ku po imbarkoheshin paratë drejt Vjenës, i cili ishte i fundit në radhë.Në pamje duken mjetet e kompanisë private për sigurinë e aeroportit që lëvizin në drejtim të kundërt me grabitësit, ndërsa nga hetimi ka rezultuar se strukturat e policisë kufitare Rinas, janë vënë në dijeni të paktën 5 minuta me vonesë pas çarjes së rrethimit.