Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në një fshat shqiptar të Maqedonisë, shkruan JOQ. Kohët e fundit shumë dasma që po bëhen nga të rinjtë shqiptarë, ndodhin vetëm “për letra”.

Edhe në Gostivar ka ndodhur e njëjta gjë me një vajzë shqiptare. Vajza emri i të cilës ende nuk është bërë me dije, ka ikur ditën e dasmës me dajën e dhëndrrit. Mesa duket nusja është dashuruar me dajën e burrit, por nga ndrojtja nuk ka treguar asgjë.

Kjo ka qenë e turpshme për familjen e vajzës, të cilët janë larguar kokëulur. Ndërsa familja e djalit nuk i ka ndaluar festimet.

Përkundrazi babai i dhëndrrit i ka shtuar edhe më shumë festimet, pasi ata kanë shpëtuar përfundimisht nga një e pacipë që do u hynte në familje si nuse.