Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është duke u hetuar nga autoritetet italiane për thyerje të rregullave të pandemis Covid-19, më herët gjatë muajit tetor.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri italian i Sportit, Vincenzo Spedafora i cili ka deklaruar:
“Pa autorizimin e autoriteteve shëndetësore, unë mendoj se Cristiano Ronaldo i ka thyer rregullat e pandemisë Covid-19.”
“Cristiano nuk e ka respektuar protokollin dhe po zhvillohet një hetim për këtë. Virusi po na frikëson të gjithëve, andaj rregullat duhet të respektohen nga të gjithë.”, tha Spedafora per “Rai Sport”.
Comments are closed for this post.