Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë çifti më i përfolur ditët e fundit.

Festa dhe dhuratat e shtrenjta që Georgina i bëri Ronaldos për datëlindje ka fokusuar vëmendjen te dyshja.

Së fundmi, televizioni spanjoll “Telecinco” ka zbuluar se sa është shuma që Georgina merr nga Cristiano çdo muaj për shpenzimet e saj dhe për të kujdesur për fëmijët e tyre.

Sipas raportimeve të tyre, shuma që ajo merr nga futbollisti i Juventusit shkon nga 50,000 deri në 100,000 euro.

Ylli i futbollit dhe modelja u takuan katër vjet më parë, kur ajo ishte punonjëse në një dyqan.