Vazhdojnë shifrat e larta të të infektuarëve nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Ministria e Shëndetësisë sot ka publikuar të dhënat e reja të 24 orëve të fundit ku nga 697 testime të kryerar janë regjistruar 194 raste të reja.

Në Shkup – 77, Tetovë – 16, Prilep – 11, Koçanë – 10, Kumanovë dhe Strumicë nga 9, nga 6 raste në Radovish dhe Manastir, nga 5 në Shtip, Veles, Gostivar dhe Sveti Nikollë, nga 3 raste në Sibër, Strugë, Kavadar, Kriva Pallankë, Probishtip, Vallandovë dhe Vinicë, në Ohër, Dellcevë dhe Kërçovë nga 2 raste dhe në Negotinë dhe Gjevgjeli nga 1 rast.

Sa i përket të shëruarve, gjatë 24 orëve të fundit sipas Institutit të Shëndetit Publik janë shëruar 158 pacientë.

Autoritetet e shendetësisë njoftojnë se në kushte spitalore kanë ndërruar jetë 2 persona. Një 54 vjecar nga Velesi dhe një 80 vjecar nga Prilepi.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikurave me COVID-19, shkon në 17.977, I të shëruarve – 14.959, kurse I viktimave – 739. Për momentin shënohen 2279 raste aktive. Në nivel vendi janë bërë 188.777 testime. Në covid-spitalet e vendit raportohet për 345 pacientë të shtruar, prej të cilëve 38 janë me oksigjeno-terapi kurse 5 të kycur në respiratorë.