Duke filluar nga data 8 gusht, Gjermania vendosi që banorët, të cilët kthehen nga zonat e caktuara të rrezikut, të testohen për koronavirusin e ri.
Autoritetet kanë thënë se rritja e numrave të të infektuarve ka ndodhur për shkak të njerëzve që udhëtojnë për pushime verore.
Austria ka njoftuar rreth planeve për të lëshuar një paralajmërim udhëtimi për Spanjën.
Finlanda, duke e quajtur situatën “jashtëzakonisht delikate”, gjithashtu prezantoi kontrolle të reja të udhëtarëve nga disa vende të BE-së, përfshirë Belgjikën dhe Holandën.
Britania ka rivendosur masën e vetizolimit për udhëtarët nga Belgjika.
Danimarka shtyn në afat të pacaktuar vendimin për rritjen e numrit të qytetarëve në tubime, pas rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në Evropë dhe në territorin e saj.
Evropa numëron rreth 3 000 274 raste me Covid-19, pesë vendet që raportojnë numër më të madh të rasteve me koronavirusin e ri janë Rusia (pjesa evropiane) me 867 343 raste, Britania e Madhe me 307 184 raste, Spanja me 305 767 raste, Italia me 248 803 raste, si dhe Gjermania me 213 067 raste.
Comments are closed for this post.