Antonio Conte kërkon të përforcojë repartin e sulmit gjatë merkatos së janarit.

Alexis Sanchez u dëmtua duke prishur planet e trajnerit që po përdor Lukakun dhe Lautaron në çdo ndeshje dhe të dy sulmuesit kanë nevojë për pushim.

Numri një i stolit u ka kërkuar drejtuesve që të afrojnë në ekip Dires Mertensin. Sulmuesi i Napolit është në përfundim të kontratës dhe nuk ka ndërmend të rinovojë. Problemet e fundit me ekipin italian dhe gjobat e vendosura i kanë vendosur vulën të ardhmes së tij, ndërsa nga kjo situatë do të përfitojë Interi.

“Nieuwsblad” shkruan se Mertens po mendon seriozisht këtë mundësi, ndërsa Napoli nuk duket se do të jetë një pengesë e madhe.