Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të
shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,04 % në raport me vendimin e datës 26.2.2024.
Nga data 5.3.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 83,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 85,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 77,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 75,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 43,752 (denarë/kilogram)
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 1,00 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 0,50 den/litër.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l.
Comments are closed for this post.