Nga mesnata lirohen çmimet e derivative. Nga mesnata benzina do të lirohet me 0,5 denarë për litër ndërsa nafta do të mbetet e pandryshuar. Kështu një litër benzinë Ultra 95 Economy nga 69 që shitet sot, nga mesnata do të shitet me 66,5 denarë për litër; Ultra 100 nga 72 do të shitet me 68,5 denarë për liter, derisa çmimet e naftës do të ngelën të pandryshuara. Kështu vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE). Këto çmime vlejnë deri më datën 17.06.2019, në mbledhjen e radhës së KRRE-së./Alsat