Ata janë një çift i vërtetë, në raportin burrë grua aktorët Romir Zalla e Suela Bako të cilët janë protagonistët kryesorë në shfaqjen “Çifti i hapur” me regji të Sulejman Rushitit dhe tekst të Dario Fo dhe Franca Rame. Sot pritet të prezantohet para publikut gostivaras, ndërsa nesër do të jepet në Teatrin Shqiptar të Shkupit.
Përveç aktorëve kryesorë, në komedi interpretojnë Ismail Omer, Elly Klincarevska Mladenovska dhe Zurijet Sulejmani. Muzikën e ka bërë profesoresha Teuta Halimi. Regjisori Rushiti thotë se ka qenë kënaqësi bashkëpunimi dhe pranimi i këtij teksti me një çift qe e ka njohur prej kohësh, gati 30 vite ka qenë një njohje energjie dhe se sinteza e energjisë së mirë përcillet edhe te publiku.
Skenografia Besar Elezi, në instrument: Besmir Guma , posteri: Vigan Demiri .
Aktori Romir Zalla thotë se ky tekst i flet jetës bashkëshortore dhe në esencë është një tekst feminist.
Suela Bako thotë se ky tekst është një kushtrim për lirinë e gruas dhe fton secilën grua ta shoh këtë komedi.
Ky tekst është një satirë e ngritur mbi një çift të quajtur Franko dhe Luiza përmes të cilëve përmes situata komike përcillen mesazhe të forta kritike ndaj realitetit shoqëror.
11 𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿 | 𝗼𝗿𝗮 𝟭𝟵:𝟬𝟬
Vendi: Teatri i Gostivarit
12 𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿 | 𝗼𝗿𝗮 𝟭𝟵:𝟬𝟬
Vendi: Teatri Shqiptar- Shkup
Comments are closed for this post.