Kastravecat janë ndër dhuratat më të mrekullueshme të natyrës. Ky frut është shumë i rëndësishëm për ushqyerjen tonë. Po, kastraveci konsiderohet frut sepse vjen nga një lule dhe përmban farat e bimës. Ekspertët, kanë listuar përfitimet që i vijnë organizmit duke ngrënë nga një kastravec në ditë.

Hidratimi
Ekspertët thonë se njeriu merr 40% të dozës ditore të ujit nga ushqimet. 95% e kastravecit është ujë ndaj duke ngrënë kastravec, njeriu në praktikë është duke ngrënë dhe duke pirë. Ngrënia e kastravecit çdo ditë ndihmon për hidratimin e organizmit.

Më shumë ushqyes
Kastravecët ofrojnë pak kalori. Një kastravec mesatar ofron 15-17 kalori. Megjtihatë, kastraveci është shumë i pasur me fibër, proteinë, vitaminat C, K, B dhe kalium, hekur, zink dhe magnez. Pjesa më e madhe e këtyre ushqyesve gjenden tek lëkura.

Detoks
Njerëzit që e teprojnë me pijen apo kanë nevojë të detoksifikohen duhet të konsumojnë më shumë kastravec. Sipas ekspertëve, nëse hani disa feta kastraveci përpara gjumit, do të ndihmoni organizmin të vetë-pastrohet dhe të riktheni balancat e elektroliteve.

Rënie nga pesha
Kastraveci ka tendencën të na mbajë të ngopur për shkak të përmbajtjes së lartë të ujit. Ky i fundit rrit sasinë e kalorive të djegura dhe ndihmon në përgjithësi për rënien nga pesha.

Frymëmarrje e freskët
Kastravecët pastrojnë gojën nga bakteret e dëmshme që shkaktojnë erën e keqe të saj. Mjafton të mbani një fetë kastraveci në qiellzë për 30 sekonda që bakteret të eliminohet dhe goja të jetë më e freskët.

Më pak stres
Vitaminat B tek kastraveci ndihmojnë në uljen e nivelit të ankthit dhe stresit. Këto vitamina ndihmojnë organizmin të prodhojë më shumë energji.

Niveli i sheqerit
Antioksidantët, vitamina C de mangani ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe sheqerit në gjak. Kësisoj, kastravecët rekomandohen në veçanti edhe për diabetikët sepse ndihmon në mirëmbajtjen dhe parandalimin e sëmundjes./AgroWeb