U largu nga  emisioni ‘Xing’ për t’i dhënë vetes një mundësi më të mirë në Itali. Modelja la në mes angazhiomin me emisionin e Ermal Mamaqit, për të cilin ai u shpreh me humor se duhet ta gjobiste.

Bukuroshja shqiptare ndërkohë po vazhdon të pozojë si modele dhe nga ato më provokueset.

Këtë herë ajo ka pozuar me pamjen e saj të ëmbël dhe sensuale por pa anashkaluar ekspozimin e gjoksit bombastik. Një aset ky për të cilin bukuroshja gjithmonë është komentuar pasi e ekspozon me ‘krenari’.

Brenda pak minutash ajo ja ka dalë të marrë një numër të konsiderueshëm pëlqimesh dhe komente që e duartrokasin për pamjen e saj.