Të gjithë duam që të kemi nxirjen perfekte dhe të kemi ngjyrën çokollatë për t’u dukur sa më bukur në bregdet ose pishina.

Ja disa këshilla për një nxirje të përsosur:

Mos u ekspozoni gjatë orëve të nxehta të ditës.

‘Sa më shumë të qëndroj në diell, aq më shumë do të nxihem’. Këshillohet që të shmangni ekspozimin në diell nga ora 12:00-16:00.

Ndryshoni vazhdimisht pozicion

Në qoftë se bëni pjesën në kategorinë e njerëzve që nuk ndryshojnë vend gjatë tërë kohës që ekspozohen në diell, nuk e keni punën mirë. Për të marrë ngjyrë duhet që të ndryshoni vazhdimisht pozicion.

Në qoftë se doni një nxirje fantastike që zgjat në kohë, duhet të eliminoni paraprakisht qelizat e vdekura nga lëkura. Për këtë arsye ju vjen në ndihmë skrabi.

Hidratohuni gjatë gjithë ditës dhe ushqehuni shëndetshëm

Hidratimi i vazhdueshëm gjatë gjithë ditës ndihmon të ruani ekuilibrin e lagështisë së trupit dhe të merrni rrezet në mënyrë të njëtrajtshme. Shtoni konsumin e ushqimeve që përmbajnë vitamina E, C dhe A.