Nga java tjetër, ky QR kod që përmban këto tre të dhëna, qytetarët tanë përmes mjekëve amë do të mund ta shkarkojnë QR kodin në aplikacionin e tyre, këto janë detajet fillestare që ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i dha sot për certifikatat për Covid-19 që pritet të lëshohen në përdorim së shpejti.
Filipçe tha se ende nuk dihet qëndrimi i vendeve të BE-së për vaksinat kineze dhe ato ruse, ose nëse secili shtet do të vendosë individualisht nëse do të pranojë udhëtarë të vaksinuar me këto lloje të vaksinave.
“Greenpass ynë do të jetë gati që nga fillimi i javës tjetër. Përmes QR kodit elektronik dhe aplikacionit do të mund të shkarkohet në çdo telefon dhe do të ketë hapësirë për tre të dhëna. Do të ketë hapësirë për vaksinë, respektivisht për revaksinë, tipin e vaksinës, e dhëna e dytë do të jetë PCR testi që do të mund të azhurnohet me secilin test që bëhet në të ardhmen si dhe hapësirë për të dhëna mbi antitrupat, si dëshmi që e keni kaluar sëmundjen, nëse ndonjë vend kërkon këto të dhëna për hyrje në vend”, tha mes tjerash ministri Filipçe.
Comments are closed for this post.