Profilet që do të mësohen në arsimin e mesëm profesional i përshtatim në nevojat e sektorit real, me çka e modernizojmë arsimin. Në të njëjtën kohë, i ndryshojmë politikat për bursa të nxënësve nga profesionet teknike, do të inkurajojmë zgjedhjen pikërisht të atyre profileve që do t’u mundësojnë punësim më të madh të rinjve. Këtë e tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska në Kriva Pallankë ku vazhduan me kompanitë, shkollat e mesme dhe përfaqësuesit nga vetëqeverisjet lokale.

“Qëllimi i këtyre takimeve është i përbashkët t’i identifikojmë profilet që do të hapen në shkollat e mesme profesionale që nga viti i ardhshëm shkollor sipas nevojave të sektorit real. Në këtë mënyrë e sigurojmë kuadrin e nevojshëm që është i rëndësishëm për zhvillim, por edhe për ekonominë në nivelin lokal dhe rajonal ”, tha Carovska.

Ministrja theksoi se me takimet arrihet bashkëpunim i suksesshëm midis kompanive dhe shkollave profesionale. Si rezultat i këtyre konsultimeve diku do të hapen paralele të dyfishta, ndërsa diku do të intensifikohet praktika feriale me praninë e nxënësve në vetë kompanitë.

Në takimin ishin të pranishëm përfaqësues të sektorit real nga Kriva Pallanka dhe Kratova, drejtorë nga shkollat e mesme profesionale nga këto dy qytete dhe kryetarët e komunave të Kriva Pallankës dhe Kratovës Borjanço Micevski dhe Lupço Bojaxhiev.

Të dy kryetarët e komunave shprehën kënaqësinë për takimin dhe theksuan se vetëqeverisjet lokale janë faktori i rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit midis kompanive dhe shkollave profesionale.

Këto takime i organizon Ministria e Arsimit dhe Shkencës nën moton “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”, me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës.