Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska në paraqitjen e saj të sotme në shkollën “25 Maji” në Shkup nuk dha detaje rreth pritshmërive se si do të vazhdojë viti i ri shkollor.
Carovska zhvillimin aktual të mësimit e cilësoi si të suksesshëm.
“Procesi i arsimit në asnjë moment nuk është ndërprerë, dhe gjatë kësaj kohe nuk kishte shpërndarje të epidemisë në shkolla. Ta përfundojmë me sukses këtë vit shkollor me të gjitha sfidat që na mbeten deri në fund dhe më pas në periudhën verore do të diskutojmë me Ministrinë e Shëndetësisë, Komisionin për Sëmundje Infektive për të gjitha mundësitë që nga shtatori e tutje”, tha ministrja Carovska.
Në lidhje me modelin e kombinuar të mësimit gjatë pandemisë, Carovska tha se është domosdoshmëri që fëmijët të jenë në hap me botën.
“Çdo prind që vlerëson se fëmija i tij nuk mund të mësoj nga librat digjital do të printoj librin, dhe këtu nuk do të ketë kurrfarë problemi. Në ato familje ku për shkaqe ekonomike nuk do të mund ta shtypin librin, këtë do ta bëjë shkolla dhe gjithsesi se atje ku mungon pajisja elektronike do të sigurohen nga shkolla”, tha Carovska.
Comments are closed for this post.