Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më në zë në tregun shqiptar të muzikës, që shpesh pushton faqet e mediave rozë edhe me fotot e saj provokuese.

Së fundmi, Ronela është diskutuar shumë për këngën e saj “Vuj” që është kthyer në një super hit.

Por kënga duket se nuk është pëlqyer nga moderatori Arian Çani, i cili gjatë rubrikës ‘Mix blind test’, ka lënë pa fjalë publikun me reagimin dhe thumbimin që ka bërë për Ronelën.

“Hiqe fare këtë Cherr se s’na intereson kjo këngëtare është kot fare bo bo bo. As nuk e përmend fare cila është, më krijon një kështu ajo mua nuk e dua jo. Hynë në atë kategorinë e këngëtareve që nuk i ashtu dot fare, më krijon një gjë negative shumë. Më mirë që se gjetët”, ka thënë Çani duke shtrembëruar fytyrën.