Ish-drejtoresha e Klinikës për Dermatologji, ndërsa tani mjeke Nina Caca Biljanovska – ka dorëzuar ankesë për propozimin e Prokurorisë që të dënohet me dhjetë mijë euro, për shpërndarje të COVID-19.
Seanca e djeshme e caktuar për ankesën e saj u anulua, pasi avokatët thanë se presin dëshmi shtesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Biljanovska ishte në mesin e të parave që u infektua me COVID-19. Ajo më 29 shkurt pas kthimit të saj nga Italia, ku edhe u infektua, në vend që të qëndrojë në izolim, ka shkuar në punë, madje ka marrë pjesë edhe në një simpozium.
Sipas masave të atëhershme të Qeverisë, të gjithë shtetasit e Maqedonisë që ktheheshin nga Italia dhe shtetet tjera me rrezik të lartë, është dashur të qëndrojnë në izolim për 14 ditë.
Pasi ajo doli pozitive, Klinika u mbyll për 14 ditë, ndërsa sipas rezultateve 6 persona u infektuan me coronavirus.
Comments are closed for this post.