Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi garanton se çmimi i energjisë elektrike pas 1 janarit nuk do të rritet aq sa thonë disa nga mediat dhe se çmimi do të jetë më i liri në rajon
“Garantoj se çmimi në janar nuk do të rritet në nivelin kur disa media të caktuara ose disa persona dëshriojnë të krijojnë frikë te populli. Ne siç dëshmuam më 1 korrik, edhe më 1 janar do të dëshmojmë se çmimi do të jetë më i liri në rajon dhe do të sigurojmë energji elektrike të mjaftueshme për të vazhduar jeta normale ashtus iç duhet”, deklaroi Bytyqi.
Ai shtoi se qeveria po përpiqet të gjejë zgjidhje sistemore për energjinë elektrike.
“Kemi thënë se angazhohemi për energji elektrike e cila është më pak e dëmshme për jetën e qytetarëve. Megjithatë ajo energji e gjelbër ka çmim më të lartë, por kjo momentalisht nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që të kemi mjaftueshëm energji elektrike dhe për ketë shkak jemi të përqendruar në prodhimin e energjisë elektrike dhe çmimit”, shprehet Bytyqi.
ai thotë se mund ta “ngrini” çmimin e energjisë elektrike si masë populliste megjithatë kjo mund të zgjasë vetëm tre muaj për shkak se vendi ka vendosur të operojë në tregun liberal.
Comments are closed for this post.