Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot në konferencë për shtyp thanë se procesi i zgjidhjes së problemit të ngrohjes qendrore ka filluar.

Bytyqi dhe Bekteshi premtuan se qytetarët do të kenë ngrohje qendrore deri në fund të sezonit.

“Sapo ka përfunduar seanca e Qeverisë ku është sjell vendim që të fillojë procedura që siguron zgjidhjen e problemit për sigurim të ngrohjes qendrore. Radiatorët e qytetarëve tanë të qytetit të Shkupit dhe komunave, do të mbeten të ngrohta deri në fund të sezonit të ngrohjes”.

“Ditëve në vijim kishte prevenime se kujt i takon përgjegjësia për zgjedhjen e këtij problemi. Por, edhe pse sigurimi i ngrohjes qendrore është shërbim publik dhe duhet nga qyteti i Shkupit të sigurohet, por, sërish, qytetarët janë në vend të parë dhe këtë e bëri Qeveria”, tha Bytyqi.

Ndërsa Bekteshi tha se “jo vetëm nesër, por deri në fund të sezonit të ngrohjes qytetarët e Shkupit do të zgjohen me radiatorë të ngrohur