Për brumin: 500 g miell, 1 gotë ujë, 2 lugë gjelle vaj dhe kripë.
Për mbushjen: 1 kg kungull, 3 kokrra vezë, 1 gotë qumësh, 100g gjalpë, kripë dhe sheqer.
Përgatitja: Zëmë brumin në një enë të thellë duke hedhur miellin, ujin, vajin dhe pak kripë. I rrahim me dorë deri sa të bëhet një masë jo shumë e qullët. E ndajmë brumin në 8 topa dhe vazhdojmë të hapim petët. Përgatisim
edhe kungullin duke e grirë në rende, e vëmë në një tas dhe i hedhim qumështin dhe vezët dhe i përziejmë mirë. Marrim një tepsi mesatare dhe e lyejmë me gjalpë. Shtrojmë 5 peta duke i spërkatur me pak gjalpë për çdo petë hedhim të gjithë kungullin në mes dhe shtrojmë petat e tjera. I vëmë gjalpë sipër dhe e vëmë të piqet në temperaturë 200-220 gradë për 25-30 minuta. E nxjerrim nga furra dhe e lëmë të mpikset pak pastaj e presim.
Comments are closed for this post.