Gjinjtë e femrës janë parë gjithë kohës si simbol i jetës dhe pjellorisë dhe disa nga divat më të famshme në historinë e kinemasë i kanë ekspozuar ato gjithë krenari ndër vite
Nëse mbyllim stereotipet zbulojmë se në qendër të vëmendjen nuk janë vetëm siluetat shpërthyese si të Kim Kardashian, por gratë si Emma Stone, Keira Knightley, Charlotte Gainsbourg, Alicia Vikander dhe Kate Moss. Dhe lista mund të vazhdojë edhe më gjatë…
Sipas një studimi, burrat e mençur tërhiqen më shumë nga gratë me gjinj të vegjël sepse i shohin ato si më të pavarura dhe vetëbesuese.
Një artikull i botuar së fundmi në Playboy konfirmon këtë prirje dhe faktin se ndër mijëvjeçarë burrat preferojnë më shumë gratë me gjoks të vogël, të ndjeshëm. Kjo është një preferencë e dukshme e matur edhe nga hulumtimet në rrjetet të ndryshme sociale.
Një gjoks me përmasat e një gote shampanje ose të një kumbulle duhet parë me gjithë avantazhet e tij.
Një gjoks i vogël nuk komprometon sjelljen tuaj dhe nuk shkakton dhimbje të bezdisshme të shpinës; ju lejon të flini në çdo pozicion dhe mbi të gjitha, është më pak subjekt i rreziqeve të gravitetit, kështu që është më i qëndrueshëm dhe më pak i rrezikuar nga shenjat e strijave. Shtatzënitë, shëndoshja e dobësimi lenë shenja të pariparueshme vit pas viti tek gratë.
Për më tepër, një dekolte më e ulët nuk ju pengon në aktivitetin tuaj sportiv. Vrap, tenis, palestër mund të zhvilloni çdo aktivitet që ju doni, nuk do të djersiteni kollaj siç mund të ndodh në rastin e një gruaje me gjoks të madh.
Po për stilin e veshjes? Mjafton t’i hidhni një sy yjeve të famshme, të cilat i lejojnë vetes të shkelin në tapetin e kuq edhe pa jelekë fare sepse kanë gjoks të vogël, një dekolte elegante, bizhuteri të mëdha dhe ato thjesht shkëlqejnë. Pa asnjë gjurmë vulgariteti.
A ju kemi bindur? Mbi të gjitha, gjinjtë e vegjël ju japin shansin që të diagnostifikoni në kohë një kancer të mundshëm që do ishte shumë më i vështirë për t’u evidentuar tek një gjoks i madh.
Comments are closed for this post.