Pas largimit të Kejvina Kthellës , “Xing me Ermalin” mbeti pa velinë. Por pas dy javësh audicione dhe aplikimeve të shumta duket se më në fund është gjetur velina e re.

Vetëm pak minuta pas fillimit të programit drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi ftoi në studio Belindën.

Ndryshe nga herë të tjera, prezantimi i velinës së re u bë pa shumë bujë. 18-vjeçarja bukuroshe duket se nuk kishte nevojë.

E veshur me një fustan ngjyrë nudë, me flokë të gjata kaçurrela Belinda u fut në studio mes duartrokitjesh me një ecje tejet provokuese.