Zv.kryeministri për Çështje Evropiane në llogarinë e tij në Facebook, kërkon hapjen e aeroportit dhe kufijve pa kufizime.
Ai shkruan se tani është koha për rikthimin e fluturimeve dhe hapjen e kufijve, duke larguar masën e karantinës dhe testit negativ.
“Është koha për hapjen e aeroportit dhe kufijve pa kufizime!”, ka shkruar Osmani.
Për këtë çështje, pritet që Qeveria të diskutojë në mbledhjen e sotme, ndërsa gjatë ditës së djeshme u raportua se Komisioni për Sëmundje Infektive propozon që për çështjen e kufijve të vendoset masa e reciprocitetit.
Comments are closed for this post.