Zv. Kryeministri Bujar Osmani në lidhje me emërimin e Erolld Musliut në krye të Agjencisë për zbulim ka deklaruar:

“Vendimi i djeshëm i presidentit na ka shqetësuar të gjithëve. Mendojmë se ka qenë një vendim që është marrë nga mungesa e informacionit”, deklaroi Osmani.

Osmani ka shtuar se deri sa të zbardhet në tërësi rasti i Kumanovës, personat e përfshirë nuk mund të marrin poste kyçe në institucione. Ai shpreson që presidenti të rishikojë përzgjedhjen e Musliut të cilën beson se nuk e ka bërë me qëllime të tjera.

Emërimi i Erold Musliut e ka shqetësuar BDI-në

Bujar Osmani: Emërimi i Erold Musliut e ka shqetësuar BDI-në “Grubi është ngutur me deklaratën se vendimi është marrë në koordinim me Ali Ahmetin”

Gepostet von Klan Macedonia Television am Donnerstag, 23. Mai 2019