Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot pasdite arriti në Sofje.
Siç njoftojnë nga MIA, delegacioni i Maqedonisë i udhëhequr nga ministri Bujar Osmani do të takohet me zëvendëskryeministrin dhe ministren e MPJ-së së Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva.
Agjencia Nacionale Bullgare sot bëri të ditur se tema kryesore e këtyre bisedimeve do të jetë Plani aksional mes dy vendeve.
Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp po ashtu njoftoi se bisedimet mes Osmanit dhe Zakharievës do të jenë për Planin aksional.
Comments are closed for this post.