Do ishte shumë surprizë nëse kryeministri merr premtim nga kancelarja gjermane Merkel se në korrik do mund të marim datë për bisedime, maksimalisht që unë pres që të fitohet përkrahje nga kancelarja Merkel se në samitin e qershorit apo korrikut do ketë kualifikim të kushtëzuar se në tetor Maqedonia duhet të dijë si të si të fillojë bisdimet, thekson kështu në intervistën e tij ish kryeministri Vlado Buçkovski.

Në lidhje me deklaratat e Zaevit se nëse BE nuk rekomandon datë për fillim të bisedimeve mund të kthehen forcat nacionaliste në pushtet, Buçkovski thekson:

“Deklarata e dhënë nga kryeministri para disa ditëve në Bruksel nuk shkon drejtë bashkimit të pozitës dhe opozitës rreth integrimeve europiane, mendoj se liderët europian nuk bien pre e ‘kërcënimeve’ të tilla, unë e shoh më gjerë këtë kontekst, do jetë edhe më i fuqishëm nacionalizmi në këtë pjesë të Europës, në Ballkanin Perendimor. Zgjidhja e problemeve në Maqedoni do jetë një sinjal pozitiv për Beogradin dhe Prishtinën në zgjidhjen e problemeve”, sqaron Buçkovski.