Dje në Sofje është mbajtur takim i delegacioneve nga Maqedonia, Bullgaria dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian lidhur me lidhjen hekurudhore, njofton Ministria e Transportit.

Gjegjësisht, janë pranuar tri argumentet kryesore të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikolloski. Së pari, duhet të ketë një projekt të përbashkët për tunelin që të mos ndërtohet një tunel që nuk të çon askund, më tej Bullgaria të përfundojë pjesën e saj të hekurudhës dhe së treti të rishikojë çmimin që është shumë i lartë si dhe të rishikohet vetë projekti.

Pas vlerësimit të rreziqeve, ndërtimi i tunelit për lidhjen hekurudhore ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë është më efikas të bëhet nga një kontraktues. Kështu u konkludua në takimin në Sofje ndërmjet delegacionit maqedonas dhe bullgar, dhe në lidhje me negociatat për lidhje hekurudhore mes dy vendeve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Në takim, pala maqedonase, e udhëhequr nga sekretari shtetëror në Ministrinë e Transportit, Stefan Volkanovski dhe drejtori i Infrastrukturës Hekurudhore, Sinisha Ivanovski, theksuan se Maqedonia nuk devijon nga lidhja hekurudhore dhe se ky projekt shihet si një projekt rajonal që thekson zhvillimin e rrjeteve evropiane të transportit.

Në takim është pranuar nga të dyja palët që i gjithë projekti në seksionin e fazës 3 (seksioni Kriva Palankë – Deve Bair) të rishqyrtohet sepse çmimi aktual është shumë i lartë dhe i paarsyeshëm me synimin për uljen e tij.

Të dy delegacionet ranë dakord gjithashtu që të përdorin vendimin teknik të projektit për tunelin e dorëzuar nga JP Railways Infrastructure.

Në takim u ra dakord që të dy vendet të formojnë grupe pune për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për tunelin.

Gjatë takimit, palët shkëmbyen informacione, një afat kohor për ndërtimin, si dhe ndanë përvoja në lidhje me çështjet teknike në lidhje me ndërtimin e Korridorit 8, dhe veçanërisht në pjesën e procedurave për funksionimin e ardhshëm të tunelit ndërkufitar “Deve Bair”. “.

Palët ranë dakord gjithashtu që marrëveshjet e arritura t’i prezantojnë institucioneve përgjegjëse financiare të BE-së, thuhet në deklaratën e ministrisë së linjës.