Sot në kalimin kufitar Tabanoc-Preshevë, është lëshuar në përdorim projekti “One stop shop” mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq, në fjalimin e saj tha se marrëdhëniet ekonomike mes dy shteteve janë në nivelin më të lartë të mundshëm.

“Marrëdhëniet ekonomike, mes Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut është në nivelin më të lartë të mundshëm. Ndërkohë që projekti i sotëm vetëm se do të thelloj edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik, që është shumë i rëndësishëm për raportet ekonomike mes dy vendeve”.

“Shumë më mirë është të bashkëpunojmë se sa të bllokojmë. Prishtina duhet ta shqyrtoj vendimin rreth taksës për mallrat serbe”, tha Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë gjatë ceremonisë së fillimit të menaxhimit të përbashkët kufitar “One stop shop”.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev, theksoi se qeveria e tij ka përmirësuar marrëdhëniet me të gjithë fqinjët e vendit.