Ditën e sotme Kida feston ditëlindjen dhe ajo po mbush plot 23 vite.

Këngëtarja ka postuar menjëherë në rrjete sociale foto ku duken dhuratat nga më të ndryshmet që ajo ka marrë për ditëlindjen e saj.

Ajo ka ndarë edhe një tjetër foto në llogarinë e saj në Instagaram duke shkruar përkrahë fotos: “1po1. Faleminderit Zot për një tjetër vit (jetë). Shumë falenderuese për secilin prej jush!”.

Ndërkaq ajo ka postuar edhe foto ku duket shtëpia e saj e dekuruar për festën e saj të ditëlindjes.

Kida ka mbledhur në shtëpinë e saj mikeshat e ngushta për të pritur së bashku orën 00:00.

Në rrjet kanë qarkulluar shumë video e pamje ku duket Kida duke festuar brenda shtëpisë së saj.