Një nënë ka mbetur me buzë të plasura dhe hundë shumë të fryrë pas një sërë operacioneve të dështuara.

Ellen Gonzalez deshi të bënte kirurgji plastike pasi është përqeshur si fëmijë dhe së pari kishte injektuar silikon në buzët e saj në vitin 2004.

Ajo ende nuk ishte e kënaqur me pamjen e saj dhe në vitin 2016 hyri në opracion për të rregulluar edhe hundën.

Sidoqoftë, nëna e tre fëmijëve, nga Samford në Conneticut, thotë se rinoplastika e la atë me një hundë si të ‘derrkucit’, kështu që ajo kërkoi më shumë ndërhyrje për ta rregulluar.

Pikërisht në atë kohë, ajo thotë se i ka kërkuar kirurgut që t’ia zvogëlonte buzët.

Por, fotografitë shokuese tregojnë se buzët e saj u deformuan totalisht, duke u takuar vetëm në mes dhe jo nga skajet.

“Do të dëshiroja sikur të mos e prekja fytyrën time asnjëherë. Po ndjehem e shëmtuar dhe aspak tërheqëse”, thotë Ellen Gonzalez.

“Për mua, ndërhyrjet ishin si mundësi për të më bërë të dukem bukur. Por tani unë nuk mund të ha ose të pi si duhet. Ushqimi më bie nga goja dhe nëse pi lëngje dhe nuk shtrihem në pozicion të duhur, edhe ata më bien. Më duhet të pi me pipë plastike”, është shprehur ajo.

Ellen do të shkojë tek i njëjti doktor gjatë muajit shkurt, për t’u munduar ta kthejë fytyrën e saj në gjendjen e mëparshme, duke shpresuar se ajo do të duket ‘normale’ më pas.

Ajo do që të kthehet në gjendjen e mëparshme, para operacioneve, për t’i mësuar dy vajzat e saj si të jenë rehat në lëkurën e tyre.

“Nuk dua që ato të mendojnë se një kukull e fryer është mënyra e vetme për t’u dukur bukur”, ka përfunduar Ellen.