Aventura e Italisë në Botërorin e basketbollit përfundon në çerekfinale. Djemtë e Pozzecco janë mposhtur 63-100 nga Shtetet e Bashkuara, të udhëhequr nga Mikal Bridges.
Amerikanët ia mbathën në fillim të pjesës së dytë dhe më pas u rritën me një diferencë të madhe gjuatjesh në drejtim të koshit, me një përqindje prej 53.7% kundrejt 30.7% të Italisë.
SHBA jo vetëm që ishte si snajpër në goditje, por arritën të mbroheshin edhe mjaft mirë me një intensitet të madh, duke mos i lënë asnjë hapësirë Italisë për të skicuar kundërsulme dhe rrezikshmëri.
Italia kështu ndalet në çerekfinale për të tretin herë radahzi, pas Olimpiadës së Tokios në 2021 dhe Kampionatit Europian në 2022.
Comments are closed for this post.