Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do t’i takojë ndaras sot në Paris, kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se Borrelli do t’i realizojë këto takime në përpjekje për të zbutur situatën e tensionuar kohëve të fundit, njofton Klankosova.tv.
“Në përpjekje për të shtensionuar dhe zbutur situatën e tensionuar kohëve të fundit, e për të avancuar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Josep Borrell do të takohet në takime të ndara me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiqin në Paris”, u shpreh Stano.
Kujtojmë se në Paris po qëndrojnë për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani. Veç tyre, atje gjendet edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Mbrëmë, në pallatin presidencial të Francës, u pritën në një takim Kurti dhe Osmani nga presidenti francez, Emmaunel Macron.
Kurti ka përmendur mundësinë për një takim trilateral me Vuçiqin dhe Macronin në Paris, porse ky i fundit ka thënë se gjasat janë të vogla për një takim të tillë. /Klankosova.tv
Comments are closed for this post.