Drejtoria e Doganave ka bërë të ditur se më datë 26 korrik, në vendkalimin kufitar në Bogorodicë kanë parandaluar tentimin për futjen e paligjshme të 30.000 eurove në vend të cilat, shtetasit grek u thanë doganjerëve se nuk kanë asgjë për të deklaruar.
“Doganierët nga vendkalimi kufitar Bogorodicë kanë parandaluar tentimin për futjen e paligjshme të 30.000 eurove në vend.
Konkretisht, me datë 26.07.2024, në vendkalimin kufitar Bogorodicë, në orët e mbrëmjes është regjistruar për hyrje në vend një automjet udhëtarësh me targa greke në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj. Në pyetjen e doganierit nëse kanë diçka për të deklaruar për kontroll doganor, ata janë përgjigjur se nuk kanë asgjë për të deklaruar dhe se do të shkojnë në një kazino në Gjevegjeli. Mirëpo, gjatë kontrollit të automjetit, në një çantë udhëtimi në sediljen e pasme, përveç sendeve personale të pasagjerëve, u gjetën të padeklaruara edhe 50 mijë euro, për të cilat nuk dispononin asnjë dokument prejardhjeje.
Sipas ligjit të këmbimit valutor, pasagjerëve u janë kthyer nga 10 mijë euro, shumë që ata nuk obligohen ta deklarojnë, ndërsa 30 mijë të tjera janë mbajtur” – thonë nga Drejtoria e Doganave.
Comments are closed for this post.