Bill Gates është shprehur se inteligjenca artificiale do të përshpejtojë inovacionin dhe do ta bëjë më të lehtë luftimin e ndryshimeve klimatike, por gjithashtu paralajmëroi se duhet që të përdoret nga njerëzit për qëllime të mira.
Filantroposti dhe bashkëthemeluesi i Microsoftit e bëri deklaratën gjatë një interviste për “Sky News” në Samitin e “Breakthrough Energy” në Londër.
Gjatë fjalës së tij, Gates tha se inteligjenca artificiale ka luajtur një rol mjaft modest në ndihmën për të luftuar ndryshimet klimatike, por ka shtuar se përdorimi i mëtejshëm do të sillte të reja që do ta ndihmonin shumë në këtë çështje.
“Inteligjenca artificiale na ndihmon të modelojmë gjërat në shkencë dhe në çdo fushë dhe kjo do të përshpejtojë inovacionin, qoftë kjo në mjekësi apo në edukim”, tha Gates.
Kur u pyet nëse ishte i shqetësuar për pretendimet se teknologji të tilla mund të përdoren për të përmbysur qeveritë, Gates tha se nuk kishte dëgjuar për një lloj të tillë skenari.
“Inteligjenca artificiale është aq e rëndësishme sa duhet të sigurohemi se përdoret kryesisht nga njerëz me qëllim të mirë”, tha ai.
Gates shtoi se të gjitha teknologjitë e reja përdoren kryesisht nga mësuesit, mjekët apo edhe shkëncëtarët për t’i ndihmuar ata të jenë më efektivë, por tha se inteligjenca artificiale mund të përdoret dhe nga njerëz të përfshirë në sulme kibernetike apo ndërhyrje politike.
Comments are closed for this post.