932 njerëz të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi në Spanjë, tha të premten Ministria e Shëndetit duke çuar në 10.935 viktima nga Covid-19. Është numri i dytë më i lartë në 24 orë që nga fillimi i pandemisë në Spanjë, por pak më i vogël se rritja e paralajmëruar të enjten.

Kurse për numrin e të infektuarve, Spanja kaloi edhe Italinë, me 117 mijë raste në total, në krahasim me 115 mijë në Itali deri më tani.

Megjithatë, zyrtarët spanjollë të shëndetit kanë folur me optimizëm se Spanja e ka arritur pikun e infeksionit.

Të dhënat e Ministrisë raportojnë se Spanja ka 76.262 të infektuar që janë ende në spitale, një rritje prej 2.770 nga e enjtja – por edhe rritja më e vogël në 24 orë që nga 20 Marsi.

Ministria Spanjolle e Shëndetësisë gjithashtu raporton se 30.513 tani janë shëruar nga virusi – gati 4,000 më shumë sesa numri i raportuar të enjten.

Një total prej 6.416 personash janë shtruar në njësitë e kujdesit intensiv që nga fillimi i pandemisë, por shkalla e infeksioneve të reja është ngadalësuar në krahasim me situatën e rëndë që po kalonte vendi në mes të marsit.