Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Big Mama, është mjaft e pëlqyer për karakterin e saj karizmatik.

Ajo arrin të bëjë për vete këdo me humorin e saj, mirëpo në raste të caktuara di edhe të ngre zërin për ndonjë padrejtësi.

Së fundmi, këngëtarja nga Maqedonia e Veriut ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një shqetësim, që ka të bëjë me ujin e pijshëm në shtëpi.

Ajo publikoi një video në InstaStory, ku shihej duke rrjedhur ujë i dekompozuar nga çezmja, i cili nga ndotja e tepërt kishte marrë ngjyrën portokalli.

Big Mama ka kritikuar institucionet përgjegjëse të Shkupit për diçka të tillë, e cila rrezikon jetën e qytetarëve.

“Uji që pijmë në Shkup skandal, nejse lëngë portokalli prej çashmes kemi ne. O Zot, a me kajt a me kesh nuk po di, mizerje”, ka shkruar këngëtarja në InstaStory.