B.S (34) nga Sveti Nikolla dhe A.V (31) nga Shkupi, të dy të punësuar në një kompani nga Shkupi dje kanë marrë lëndime pas rënies nga lartësia.

Siç njoftojnë nga MPB, dje në orën 12:00 në SPB Shkup është denoncuar se në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” janë sjellë dy punëtorë të lënduar.

“Te B.S janë konstatuar lëndime të rënda trupore, ndërsa te A.V lëndime trupore. Për ngjarjen është informuar inspektori i punës. Punohet në zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB-ja.