Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos ka dhuruar 100 milionë dollarë për organizatat bamirëse që ndihmojnë të pastrehët.
Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Amazon dhuroi shumën marramendëse për 24 organizata bamirësie. Në vitin 2018, sipërmarrësi themeloi fondacionin e tij Bezos Day One Fund që dhuron të ardhura për 24 organizata jofitimprurës që janë duke luftuar me mungesën e strehimit për njerëzit.
Një nga nismat më të rëndësishme të bamirësisë The Giving Pledge, themeluar nga Bill dhe Melinda Gates në 2010 që u bën thirrje miliarderëve të kontribuojnë një shumicë të pasurisë së tyre në organizatat bamirëse. Thirrjes i janë bashkuar Mark Zuckerberg, Warren Buffet e Elon Musk.
Comments are closed for this post.