Kryetari I komunës së Sarajit Blerim Bexheti, akuzon kryeministrin Zoran Zaev, për presion politik. Sipas, Bexhetit, I gjithë presioni ka filluar, pas një telefonate që ka pasur Zoran Zaev me Blerim Bexhetin me 17 korik të këtij viti, ku Zaev, ka kërkuar nga Bexheti që të ndikojë tek anëtarët e Këshillit gjyqësor për shkarkimin e një kryetari të gjykatës. Ai, thotë se menjëherë pas kësaj bisede telefonike, ka pasur vendimi I Komisionit për Antikorrupsion, ku iniciuar padi penale.

Kreu I komunës, Blerim Bexheti, ka filluar procedurën juridike deri tek Prokuroria Publike, për ngritjen e padisë penale për anëtarët e Komisionit për antikorrupsion, si dhe procedurë deri tek Kuvendi I Maqedonisë së Veriut, si organ që I emëron anëtarët e Komisionit për antikorrupsion.

“ Personi I parë që më ka telefonuar për rastin e Kanjonit Matkës, është kryeministri Zoran Zaev, ku më ka kërkuar rrënimin e platformës së parë të Matkës, dokumentacionin ma ka sjellë shoferi I tij dhe më pas në takim kanë ardhur avokati I kryeministrit Zaev me një qytetarët nga Sarajit. E gjithë situate është tensionuar kur kryeministri Zoran Zaev me 17 korik të këtij viti më ka telefonuar dhe më ka kërkuar që të ndikojë deri tek Këshilli I Gjykatësve për shkarkimin e një kryetari të gjyqit, ku I kamë thënë se nuk mund të ndikojë dhe se kjo nuk është mirë. Më pas menjëherë ka pasur padia penale e Komisionit koruptiv politik e cila është e pa bazë juridike. I rekomandojë Komisionit koruptiv politik që të hulumtojnë edhe kryeministrin Zoran Zaev, kur ka qenë kryetar I kryetari I Komunës së Strumicës. Cka ndodhën me 1400 lëndët në Ohër, për ndërtimet pa leje”, u shpreh kryetari Blerim Bexheti.