Ish-volejbollisti Besim Rexha është emëruar ndihmës seleksionues i përfaqësueseve U19 dhe U18 të Maqedonisë në volejboll për meshkuj. Ky është një hap i rëndësishëm për faktorizimin e trajnerëve shqiptarë në këtë sport dhe një tjetër sukses që vjen si rezultat i punës së palodhshme të nënkryetarit të Federatës së Volejbollit të Maqedonisë, Habil Ajeti.
Rexha do të jetë pjesë e stafit teknik të përfaqësueses U19, e cila do të udhëhiqet nga kryetrajneri Dejan Stojanov, me ndihmës të tij Vase Mihailov dhe Besim Rexha. Po ashtu, ai do të jetë në stafin teknik të përfaqësueses U18, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Evropiane për të Rinj (EYOF 2025), së bashku me trajnerët Atanas Milev dhe Vase Mihailov.
Të dyja përfaqësueset do të përfaqësojnë Maqedoninë në Kampionatet Ballkanike gjatë verës, ku pritet të garojnë me synime ambicioze.
Ky emërim konfirmon angazhimin dhe përkushtimin e Besim Rexhës në volejboll, si dhe tregon për përparimin e trajnerëve shqiptarë në strukturat e sportit në Maqedoninë.
Comments are closed for this post.