Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi u dërgua me ambulancë në një spital të Milanos për shkak të dhimbjes në veshka. 82-vjeçari mori trajtim mjekësor, megjithatë Berlusconi planifikon që të marrë pjesë në një aktivitet politik më vonë.

Silvio Berlusconi u dënua për mashtrim tatimor në vitin 2013 dhe që prej atëherë ka mbajtur një profil të ulët publik.