Kreshnik Bekteshi nga BDI në emisionin 24 Analiza theksoi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe thotë se do të fitojnë më shumë me zgjedhjet lokale.

– Ne do të marrim më shumë, dhe njëra prej tyre do të jetë komuna e Gostivarit. Ne nuk e menaxhojmë atë komunë, Vrapçishtin, Zhelinën dhe Bogovinën, tha Bekteshi.

Bekteshi është ministër i Ekonomisë në Qeverinë Zaev 2, që udhëheq vendin nga viti 2017, me dy qeveri të ndryshme. Zgjedhjet e kaluara kuvendare ka pasur në vitin 2020.