Para ditës së sotme të fundit të ndeshjeve në kualifikimet e fazës së grupeve, janë bërë të ditur 20 pjesëmarrësit e Kampionatit Evropian të Futbollit, që vitin e ardhshëm nga 14 qershori deri më 14 korrik do të mbahet në Gjermani.
Plasmani në EURO2024 mbrëmë siguruan mbrojtësi i titullit Italia, si dhe Sllovenia dhe Çekia. Tre kombëtaret iu bashkuan Francës, Anglisë, Spanjës, Portugalisë, Belgjikës, Holandës, Turqisë, Skocisë, Danimarkës, Zvicrës, Shqipërisë, Austrisë, Rumanisë, Hungarisë, Serbisë, Sllovakisë dhe Gjermanisë nikoqire.
Plasman në turneun përfundimtar sot do të sigurojnë Kroacia ose Uellsi në kuadër të grupit D, ndërsa tre vendet e mbetura do të plotësohen në mars të vitit të ardhshëm kur do të caktohen plejofi.
Shorti për EURO2024 është caktuar për më 2 dhjetor në Hamburg.
Comments are closed for this post.